Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe Gjitha

Kultivonte e shiste drogë, pranga fjerakut i cili ishte i shpallur në kërkim

Në prangat e policisë së Fierit ka rënë një 43-vjeçar  për prodhim e shitje droge. Altin Xhafa ishte i shpallu në kërkim nga policia për këtë vepër penale. 

DETAJE:

Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e policisë Vlorë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

-Altin Xhafa, 43 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, me vendimin e datës 14.01.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kultivim të bimëve narkotike dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” parashikuar nga Nenet 284/1 e 283/1 të Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)

 

 

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *