Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Kukës ku për shkak të një aksidenti automobolistik, ka ndërruar jetë një person ende i paidentifikuar, ndërsa janë plagosur 2 persona të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën Kalimash-Morinë, në vendin e quajtur “Shkodra Beton”, një mjet tip “Golf”, ka dal nga rruga.
Fillimisht u raportua se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 2 persona ndërsa policia bën me dije se njëri prej qytetarëve që udhëtonte në mjet ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal të Kukësit.
Faxweb.al mëson se njëri nga të plagosurit është më rëndë ndërsa është nisur me helikopterin e urgjencës për në Tiranë.
Kukës/informacion paraprak. Në autostradën Kalimash-Morinë, në vendin e quajtur “Shkodra Beton”, një mjet tip “Golf”, ka dal nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar.
Si dhe janë dëmtuar dy shtetas të tjerë të cilët ndodhen në spitalin e Kukësit, ku po marrin ndihmë mjeksore. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)