Një gazetare e Washington Post është pezulluar nga puna pasi kishte postuar ditën e djeshme një histori të shkuar të legjendës së basketbollit Kobe Bryant, i cili akuzohej për një përdhunim në vitin 2003.
Postimi i Felicia Sonmez, e cila mbulon politikën kombëtare, ishte bërë menjëherë pas aksidentit tragjik ajror ku humbi jetën Bryant, së bashku me vajzën e tij dhe 7 persona të tjerë.
Tweet-i i gazetares së politikës u pasua me mijëra pëlqime dhe shumë komente, por nuk kanë munguar as kërcënimet me vdekje në drejtim të saj.
“Për 10,000 personat që më kanë komentuar dhe dërguar me email kërcënime me vdekje, ju lutemi merrni një moment dhe lexoni tregimin”, shkruante gazetarja, ndërsa shtonte se çdo figurë publike duhet që të komentohet në tërësinë e saj, pasi sipas Somnez historia e përdhunimit ishte lënë përgjysmë, si pasojë e presioneve.
Sonmez vazhdoi: “Ata njerëz po reagojnë me zemërim dhe kërcënime ndaj meje (dikush që nuk e ka shkruar as shkrimin, por e ka gjetur atë të raportuar mirë) tregon për presionin që iu bëhet njerëzve, që më pas heshtin” .
Sonmez e fshiu më pas postimin e saj, edhe pse duhet thënë që ajo ka bërë xhiron e rrjetit.
Historia për të cilën është akuzuar legjenda e basketbollit:
Në 2003-ish basketbollisti u akuzua për kryerjen e marrëdhënies seksuale me force me një 19-vjeçare, punonjësen e një hoteli. Asokohe Kobe dha një konferencë për këtë çështje duke këmbëngulur për pafajësia e tij dhe ndërsa e shoqja i qëndronte në krah ai iu drejtua me fjalët: “Vanessa, ti je shtylla ime kurrizore, Je bekimi im. Je një pjesë e zemrës sime, ajri që unë thith”, teksa lotët i rrëshkisnin ndër faqe.
“Ti je njeriu më i fortë që njoh dhe më vjen shumë keq që të bëra të përjetosh këtë situatë dhe që e bëra familjen tonë të kalojë diçka të tillë”.
Por ndonëse çështja u mbyll sepse punonjësja e hotelit nuk pranoi të dëshmojë, ky skandal vazhdoi të kishte ndikim në jetën e bashkëshortes së sportistit të ndjerë.
Në një rrëfim të mëvonshëm në dokumentarin “Showtime”, Kobe Bryant zbuloi se Vanessa kishte qenë shtatzënë, por kishte pësuar abort në fillim të 2005-ës dhe për këtë humbje të rëndë, ai fajësoi veten duke deklaruar: “Ne duhet të ndërtojmë familjen tonë, por për shkak të gabimit tim, për shkak të këtij viti të vështirë, ne humbën një fëmijë”.
(E.K/Faxweb.al)