Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Kujtim Gjuzi i ‘hakërrehet’ Ramës: Nëse ti nuk bën testin e drogës, si mund të lëmë 1000 persona pas hekurave për përdorim vetjak

Deputeti Kujtim Gjuzi nga foltorja e Kuvendit, teksa po diskutohej për ligjin për amnistinë e të burgusurve , u shpre se amnistia është e mangët dhe selektive, kështu që duhet riparë.

Deputeti Kujtim Gjuzi kërkon zgjerimin e kategorive të amnistisë. Ai tha se 175 të dënuar që i kap amnistia për t’u liruar janë pak.

“Nëse Rama nuk e bën testin e drogës si mund të lëmë një mijë persona atje brenda për përdorim vetjak ndodhen pas hekurave. Ne nuk duhet të cojmë njerëzit në dyert e qelive kur nuk kanë faj se përgjegjëse ishte qeveria Rama dhe një ministër që nuk është më as në Kuvend.

Të gjithë këta që mbollën drogë dhanë një version si të pasurohesh shpejt. Amnistia është e mangët, selektive, duhet riparë. Cdo gjashtë muaj të bëjmë amnisti?! Le ta shtyjmë me një javë dhe të zgjerojmë gamën. Janë 1200 të tjera pas hekurave që janë fajtor për shkak të qeverisë. Ata që janë vuajtur 2/3 e dënimit të shkojnë pranë familjeve duke i mbajtur në monitorim” tha ai

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *