Një grua u harrua nga ekuipazhi i “Air Canada” pas zbritjes në Toronto, pasi atë e kishte zënë gjumi.
Kur u zgjua gruaja e gjeti veten në një avion të errët e të ftohtë, ka raportuar televizioni kanadez, “Global News”.
Gruas i kishte mbaruar edhe bateria e celularit dhe nuk telefonote dot as për ndihmë.
Fillimisht ajo kishte besuar se ndodhej në një ëndërr të keqe, dhe për të mos rënë në panik ishte përqëndruar tek frymëmarrja.
Në fund ajo kishte gjetur një llampë me bateri, dhe kishte dërguar sinjale. Gruan e pa një shofer që po transportonte bagazhet dhe dha alarmin.