Në Kuçovë, një prej drejtuesve të Policisë është prekur nga koronavirusi, ndërsa kjo ka shkaktuar frikë në radhët e bluve.
Burime bëjnë me dije se shefi i rendit në komisariatin e Kuçovës është konfirmuar pozitiv së fundmi dhe është karantinuar në banesën e tij në Durrës ndërkohë që të tjerë nga ky institucion do të japin tamponin pasi kanë pasur kontakte me eprorin e tyre.
Në Kuçovë janë raportuar 5 raste të reja ditët e fundit ndërsa në gjithë qarkun e Beratit janë momentalisht 49 raste aktive.
Ambientet e komisariatit të Koçovës janë dezinfektuar, ndërsa pritet përgjigja e kontakteve të shefit të komisariatit për të mësuar nëse ka ndikuar në përhapjen e virusit.