Shqipëria do të përballet me Anglinë në datë 28 mars, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022.
Trajneri i Kombëtares Angleze, Gareth Southgate ka bërë publike listën e të ftuarve për 3 ndeshjet e ardhshme, përfshirë atë me Shqipërinë ku vihet re mungesa e madhe e Alexander-Arnold.
Trajneri Gareth Southgate ka njoftuar se Trent Alexander-Arnold nuk do të jetë pjesë e kombëtares së Anglisë, për tri ndeshjet kualifikuese të botërorit “Katar 2022” të fund marsit kundër San Marinos, Shqipërisë dhe Polonisë.
Kjo për shkak të formës së tij te Liverpool. Ai ka shpjeguar dhe pse në vend të tij ai ka zgjedhur Kieran Trippier, Kyle Ëalker dhe Reece James, duke u shprehur se forma e 22-vjeçarit nuk kishte arritur majat e sezoneve të fundit.
Pushimi dy javor i Alexander-Arnold pa dyshim e ka kënaqur trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili do ta ketë në dispozicion lojtarin, duke e kursyer nga ngarkesat fizike në radhët e skuadrës së “Tre Luanëve”, ku edhe ndonjë dëmtim nuk përjashtohet.
Të përzgjedhurit e Gareth Southgate për ndeshjet kualifikuese të botërorit “Katar 2022” që do të luhen në fundin e marsit janë:
Portierë: Dean Henderson (Manchester United), Sam Johnstone (Ëest Bromëich Albion), Nick Pope (Burnley)
Mbrojtës: Ben Chilëell (Chelsea), Conor Coady (Ëolverhampton Ëanderers), Eric Dier (Tottenham Hotspur), Reece James (Chelsea), Harry Maguire (Manchester United), Tyrone Mings (Aston Villa), Luke Shaë (Manchester United), John Stones (Manchester City), Kieran Trippier (Atletico Madrid), Kyle Ëalker (Manchester City)
Mesfushorë: Jude Bellingham (Borussia Dortmund), Phil Foden (Manchester City), Jesse Lingard (Ëest Ham United, huazim nga Manchester United), Mason Mount (Chelsea), Kalvin Phillips (Leeds United), Declan Rice (Ëest Ham United), James Ëard-Proëse (Southampton)
Sulmues: Dominic Calvert-Leëin (Everton), Harry Kane (Tottenham Hotspur), Marcus Rashford (Manchester United), Bukayo Saka (Arsenal), Raheem Sterling (Manchester City), Ollie Ëatkins (Aston Villa)
(E.H/Faxweb.al)