Holanda ka shpërthyer sonte ndaj kombëtares modeste të Gjibraltarit në “Victoria Stadium” duke shënuar shtatë gola dhe gjashtë nga të cilat në pjesën e dytë pas një pjese të parë ku vendasit u mbrojtën mëse mirë…
Protagonsit në pjesën e dytë Depay me dy gola, ndërsa golat e tjerë erdhën nga De Jong, Wijnaldum, Malen, Van de Beek!
Megjithatë, dëmtimi i Blind duket vërtet një skenë horror për mënyrën se si e ka vendosur këmbën e tij në rënie. Futbollisti i Ajax u zëvendësua pas 54 minutash.
Sakaq, Turqia nga 3-1 u barazua 3-3 përballë Letonisë duke hedhur poshtë gjithçka të mirë që kishte bërë në pjesën e parë dhe në fillim të pjesës së dytë.
Norvegjia merr fitore minimale ndaj Malit të Zi në Podgoricë falë golit të Sorloth. Haaland, 0 gola në 3 ndeshje!
Portugalia mori një fitore paksa të vështirë ndaj Luksemburgut për kualifikueset e Botërorit Katar 2022, me shifrat 1-3. Një ndeshje që konsiderohej e lehtë në letër, u bë delikate pas 30 minutave të para, kur vendasit shokuan luzitanët me golin e Rodrigues.
Në atë moment, Portugalia nisi ta merrte më seriozisht ndeshjen dhe barazoi në fundin e pjesës së parë me anë të Diogo Jotas. Pjesa e dytë ishte akoma më e mirë për luzitanët, që përmbysën gjithçka me anë të Cristiano Ronaldos.
Për të mbyllur çdo diskutim për 3 pikët mendoi mesfushori i talentuar i Sporting Lisbonës, Palhina, i cili shënoi me një goditje të bukur me kokë pas një goditjeje nga këndi. Kështu, Portugalia mori fitoren e dytë në 3 ndeshje në grup, duke u ngjitur në krye me 7 pikë, po aq sa Serbia.