Vin Diesel nuk ka kaluar momente aspak të mira gjatë xhirimit “Fate of the Furious” pa shokun e tij, mikun e ngushtë Paul Walker që humbi jetën disa vite më parë.
“Kurrë nuk kam bërë ndonjë skenë me barbekju pa të. Dhe çdo herë që bëja ndonjë skenë, gjëja e parë që bëja ishte pyetja, ‘Ku ulet Paul? Ku ulet Brian?’ Dhe kjo nuk po ndodhte. Dhe thjesht mërzitesha shumë dhe duhej të largohesha nga aty për t’u përmbledhur. Ky ishte çasti kur nuk munda ta mbaj veten ”- tha aktori për USA Today.
“Më pas pashë Michelle Rodriguez duke qarë si unë dhe më pas ajo erdhi dhe më përqafoi”.
Momenti kur është përlotur aktori ndodhi kur do të xhirohej skena e fundit e filmit, pasi familja mblidhet për barbekjunë tradicionale. Në moment Diesel ka kuptuar se miku i tij Walker nuk ishte aty për të bërë një gëzuar e për të qëndruar pak çaste bashkë.
Flmi ‘Fate of the Furious’ është seria e re e filmit me shumë pjesë ‘Fast and the Furious’, dhe në një nga skenat e filmit që do të dalë në kinema, është dhe një fragment kur në ekran del shkrimi “Për Paul”, në trajtë dedikimi për të.
Paul Ëalker humbi jetën në vitin 2013 në një aksident të rëndë automobilistik dhe tashmë seria e filmave të shpejtësisë me makina nuk do të ketë të njëjtin kuptim pa të. (E.K/Shuplaka)