Ethet e fushatës politike kanë nisur para kohe për politikanët shqiptarë, që duket se kohëve të fundit po kujdesen deri në detaje për imazhin e tyre, që përfshin edhe pamjen fizike.
Së fundi ka qenë kryedemokrati Basha ai që duket se ka ndryshuar berber, duke përzgjedhur një prej stilistëve të flokëve më të njohur të kryeqytetit për look-un e tij, që për hir të rastësisë është edhe berberi i zv.kryeministrit Erion Braçe.
Ky i fundit sapo ka parë që Basha ka shkuar te stilisti i tij i preferuar, nuk e ka lënë mangët ironinë, kur kujton se para disa muajsh shprehej se kush qethej te ai, do të ngarkohej në detyra më të larta.
”AAAA HA HA HA HA HA HA HA! E mer Xhim; Te thashe ne dhjetor kur mbyllem vitin se mua me lexojne e degjojne. Por ate dite nuk e dija qe me lexon e degjon edhe vete Lyli Basha! Ja qe edhe ai lexon tek une! Paska ardhur me kap fatin e gersheres; Por duket vone, shume vone! Fatin e ka kapur nje tjeter, me i zoti!”, shkruan Braçe në postimin e tij në Instagram, teksa kujtonte shkrimin e tij të disa muajve më parë:
“Ai se beson por eshte fakt, ku pret gershera e Xhimit ndodh qe ndahen detyra per lart, ne fillim une e nje minister, tani nje prefekt e nje zevendesminister; merreni me shaka po te doni”.
(E.K/Faxweb.al)