Familjarët vijojnë kërkimet për 19-vjecaren shqiptare Artemis Vasili, gjurmët e së cilës janë zhdukur që prej pasdites të së premtes. Një element i rëndësishëm i hetimeve tregon se vala nga telefoni celular i vajzës, që u shfaq në antenën e një kompanie në zonën më të gjerë të Paiania dhe Koropi.
Pavarësisht thirrjeve të familjarëve, ende Artemis nuk ka dhënë shenja jete ndonëse dëshmitarë kanë treguar se hera e fundit që e kanë parë në rrugë ka qenë dita e hënë.(Lexo këtu) Ndërkohë grupi hetimor ka përqendruar hetimet tek shoqëria e vajzës.
Sipas prindërve të Artemis, vajza e tyre u larguar të premten duke i thënë se do të shkonte për një intervistë pune në një dyqan lodrash të njohur në Koropi. Prindërit ishin të qetë se fëmija i tyre do të shkonte atje, por sipas hetimit të policisë, Artemis nuk shkoi kurrë atje.
Deri tani, është zbuluar njohja e saj me një djalë në Facebook ndërsa dihet se lidhja 2 mujore që pati me 24 vjecarin ka përfunduar. Mediat greke thonë janë bërë të gjitha procedurat e nevojshme për të hapur llogaritë e 19-vjeçares dhe për të zbuluar me kë kishte folur dhe me kë kontaktoi herën e fundit para zhdukjes së saj.
Ndërsa ditët kalojnë, familjarët shpresojnë që Artemis të jetë mirë dhe të gëzojë shëndet të plotë. Miqtë e Artemis thonë që së fundmi ka qenë e ndrojtur dhe nuk fliste me ta, por askush nuk e kupton arsyen.
Ndërsa një punonjës i shërbimit Silver Alert zbuloi se kamerat e sigurisë kanë treguar që Artemis nuk hipi në autobusin pranë shtëpisë për të shkuar në intervistën e punës por eci rreth një kilometër, por mbetet e paqartë se cila ishte rruga që ndoqi më pas. (A.M/Faxweb.al)