Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashOpinione&AnalizaTe FunditTe Gjitha

Ku-kam-fshehti me sëmundjen dhe vdekjen!

Nga Erion Dasho

Të rriturit e sotëm që kanë kaluar fëmijërinë e para viteve ’90, e mbajnë mend rëndësinë e “vendit sekret” ku mund të fshiheshe gjatë lojës ku-kam-fshehti dhe ta bëje shokun ose shoqen të djersinte gjatë për të të zbuluar.

Këtë ndjesi kam patur gjatë gjithë ditës së djeshme, kur kryeministri, ministrja dhe takëmi i servilëve flasin pa pushim për “vendin sekret” në na dhuroi kutinë e vaksinave elektorale.

60 vaksinat që u bënë dje në Air Albania, duhet t’i bëjë normalisht një ambulancë lagjeje pa patur nevojë për zhurmë e tam-tame mediatike.

Në kohën kur epidemia e menaxhuar në mënyrë të papërgjegjshme, po i shtyn shqiptarët çdo ditë e më tepër drejt imunitetit natyral të grupit, qeveria tallet me ta dhe bën show elektoral.

Le të bëjmë dy llogari të thjeshta:

1. Me një mesatare prej rreth 600 raste në ditë dhe një raport të pranuar 1 rast i diagnostikuar për 10 të pazbuluar, Shqipëria e arrin imunitetin e grupit për 300 ditë, por me një kosto prej disa mijëra jetë njerëzore dhe me një ekonomi të shkatërruar.

2. Me një mesatare prej 60 vaksinash në ditë, do të duhen 100 vjet për t’u imunizuar, kurse 600 në ditë (aq sa vaksinon Air Albania), plot 10 vjet.
Ministria dhe komiteti po i lejojnë vetes luksin e talljes dhe show-t me “vendin sekret”, ndërkohë që shqiptarët sëmuren dhe vdesin!

Me sa duket për ata nuk kanë rëndësi shqiptarët që vdesin sot, por ata që do të votojnë në 25 prill!

“Vendi i fshehtë” me siguri që do të mbahet mend gjatë nga shqiptarët!

Sikundër shumë fatkeqësi të tjera tonat, edhe COVID-i nisi si tragjedi dhe po përfundon si komedi…

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.