Bebe Rexha këngëtarja me origjin shqiptare e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “The Jonathan Ross Show” ka puhuar ndër të tjera se di të flas dhe shqip.
Moderatori i njohur, Jonathan Ross, në një moment të caktuar gjatë intervistës, e pyeti këngëtaren: “A flet shqip?”
Ndërkohë ylli i muzikës pa kurrfarë hezitimi u përgjigj: “Po, unë flas shqip-anglisht! Për shembull, nëse dua të pyes ku janë patatet e skuqura, pyes: Ku janë potato chips?”
Ndërkohë një tjetër temë që u diskutua gjatë emisionit ishte në lidhej me faktin që disa nga stilistët botërorë nuk kanë pranuar ta veshin Bebe Rexhën në evenimente të ndryshme, me justifikimin se ajo është e shëndoshë.
Lidhur me këtë bukuroshja tha: “U kam shkruar stilistëve të mëdhenj dhe ata nuk pranuan të më vishnin sepse më konsiderojnë shumë të shëndoshë. Por mua më pëlqejnë linjat që kam. Megjithatë më lënduan sepse gjatë gjithë jetës sime jam përballur me probleme me peshën.”
Por edhe një herë Bebe konfirmoi se ishte shumë rehat me trupin e veten e saj duke pranuar kurrsesi të rrezikoj shëndetin për t’u dukur e dobët.