Kryeministri Edi Rama nuk ka ndryshuar aspak mendim për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ligj që u miratua para disa ditësh në Parlament. Në Asamblenë Kombëtare të PS, ngriti pyetjen se ku janë Amerika e Europa pasi ka dëgjuar shpesh se do zbarkojnë për të folur për ligjin elektoral, ndërsa shprehet i bindur se është bërë veprimi i duhur.
Rama: E kuptoj shumë mirë ku calon dhe të mos thotë njeri që ka të krahasuar mes nesh dhe kujtdo tjetër që na del nga mbrapa. Vetëm janë mbrapa se përpara kemi të ardhmen. Prandaj bërtasin, ulërasin, kërcënojnë, shantazhojnë sepse nuk e kanë shpejtësinë për të na arritur dhe prandaj fatkeqësi e madhe shpresojnë të na bllokojnë duke na nxjerrë përpara miq dhe partner ndërkombëtarë.
Sa herë e keni dëgjuar që për ligjin elektoral do flasë bota, do zbarkojë Amerika e Europa. Ku janë? Keni dëgjuar gjë? Sigurisht që ka miq të Shqipërisë që ka miq të Lulit. Është normale, por Europa është BE dhe shtetet kanë zërin e tyre dhe ne kemi bërë gjënë e duhur jo për veten, por për të pasur nesër një parlament më përfaqësues, më të përgjegjshëm dhe një parlament akoma më të aftë se çdo parlament tjetër më parë. Kjo është ajo që vlen.
Tani pse ne dhe si mandatin e tretë do ta bëjmë Shqipërinë të vrapojë pasi ka ecur jo pak në këtë mandate duke rimarrë veten nga paraliza ku e gjetëm mandatin e parë.(A.M/Faxweb.al)