Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

“Ku është nëna ime?”/ Prekëse, vogëlushja mes rrënojave kërkon të ëmën e vdekur (Video)

Një vajzë e vogël 9 vjeç, Islam Habra, ka mbetur në një shufër metali të shtrembëruar në rrënojat e banesës së saj.

Ajo është bllokuar nën një tavan që u rrëzua gjatë sulmeve ajrore të së enjtes në Sirinë e marrë nga rebelët. Një punonjës shpëtimi i Mbrojtjes Civile Siriane (Helmetat e Bardha) përpiqet ta çlirojë atë nga mali i rrënojave.

Vajza fatkeqe mes lotësh thotë:

”Ku është nëna ime?”

Punonjësi i shpëtimit përpiet ta qetësojë.

Ai i thotë:

”Mos qaj, e dashur”.

Nëna e Habrës vdiq pasi avionët luftarakë goditën shtëpinë e tyre në dy sulme ajrore. Dy fëmijë të tjerë, të moshës 3 dhe 9 vjeç, gjithashtu u vranë. Operacioni i shpëtimit të Habrës u kap në video dhe u publikua në mediat sociale nga Helmetat e Bardha.

Ndërsa një sulm ajror i dytë godet lagjen, Habra qëndron akoma e mbërthyer nën rrënoja, por e padëmtuar.

Fatmirësisht, një grup burrash arrijnë ta tërheqin atë nga rrënojat.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *