Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashOpinione&AnalizaTe FunditTe Gjitha

Ku dhe kur bëhet publicitet

Nga PETRIT BECI

Realizimi i publicitetit është i lidhur ngushte me suksesin e bilancit pozitiv te një kompanie çfarëdo qofte kjo ne sferën e prodhimit apo te shërbimit ne sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, arsimit, shëndetësisë deri ne atë të kulturës dhe sportit.
Gama e realizimit të një fushate publicitare është e shumëllojshme e ne varësi të plotë me fuqinë ekonomike të një kompanie biznesi e deri në fushatat sensibilizuese të popullatës të detyrueshme për tu realizuar free nga të gjitha strukturat e transmetimeve apo shfaqjeve për arsye madhore apo të cilat janë të përcaktuara me ligj që kane një ndikim esencial e në mënyrë masive në shoqërinë njerëzore.

Publiciteti në varësi të periudhës kohore që realizohet ndahet në 2 grupe bazë që janë:

1- Realizimi vjetor i fushatës pa ndërprerje i cili në vetvete mund të jetë i njëtrajtshëm apo me kurbë lëvizëse që do të thotë herë ulët si intensitet apo here ngrihet në varësi të llojit të produktit që i bëhet publicitet apo të kontentit pra programeve në të cilat bëhet apo kurbës së fashave orare që jo gjithmonë kanë të njëjtin program apo strukturë programore në varësi të stinës mediatike apo stinës së vlefshmërisë së produktit që do reklamohet.

2-Realizimi i publicitetit me fushata të cilat mund të jenë të shkurtra apo të gjata. Realizimi i fushatave të gjata si rregull janë fushata nga 1-3 mujore të cilat në përgjithësi janë karakteristike e kompanive të reja apo kompanive të cilat e mbështesin aktivitetin e tyre mbi bazën e prodhimeve apo shërbimeve që afrojnë në periudha të caktuara siç janë bankat, spitalet produktet farmaceutike, sistemi arsimor, qendrat e biznesit apo biznese të veçanta kur nxjerrin artikuj të rinj apo shërbime të reja.

Kemi dhe fushatat e shkurtra publicitare të cilat luhaten nga 3-30 ditë dhe qëllimi i tyre është goditja e përqendruar e publicitetit dhe në sasi pra me një shpërndarje të gjerë në media tv e online, por dhe në cilësi pra futja me efektivitet në programe apo fasha orare me shikueshmëri te lartë dhe gjetjen e formës më të përshtatshme të reklamës që mund të jetë mesazh promocional, spot, baner, kuadrat të kombinuara këto pa harruar rëndësinë e shoqërimit me reklamë dhe në rrjetet sociale që rëndësia e tyre sa vjen e zë një peshë specifike gjithnjë e në rritje. Këto fushata në hapjen e tyre në shumicën e rasteve shoqërohen dhe me kronika që transmetohen në të gjitha mediat por dhe me zgjedhje në varësi të buxhetit që kompanitë kanë në dispozicion apo të rënies dakort me mediat.

Një rëndësi të madhe ka dhe koha kur bëhet publicitet pra në cilën periudhë të vitit. Vendet e zhvilluara apo sektorë të zhvilluar, vende me një nivel mesatar zhvillimi ekonomik funksionojnë krejt ndryshe nga vendet e pazhvilluara apo në zhvillim.

Publiciteti është në harmoni të plotë me nivelin social- ekonomik dhe kulturor të një vendi. Në përgjithësi në vendet e zhvilluara publiciteti i paraprin në kohë realizimit të procesit të biznesit. Të marrim një shembull konkret.

Vendet me turizëm veror të zhvilluar si Turqia, Kroacia, Spanja, Greqia publicitetin e bëjnë në media të mëdha ndërkombëtare nga janari- deri ne maj pra i paraprijnë asaj çfarë ndodh në stinën verore qershor- tetor.

Ndërsa në vende si vendi jonë ku turizmi veror zgjat vetëm dy muaj korrik-gusht publiciteti bëhet po në të njëjtën periudhë ose maksimalisht një muaj përpara.

Kjo tregon atë çka përveç publicitetit analitik e të studiuar mirë kemi dhe atë empirik që mbështetet thjesht në rutinë apo në konkurrencë të egër e jo të ndershme të produktit që afrohet ku kërkesa dhe oferta në treg janë vetëm nocione teorike ndërsa në praktike vepron ligji i xhunglës.

Fushatat publicitare dallohen dhe nga karakteristika të tjera në përshtatje me gjininë apo grup moshat e blerësve të produkteve që u afrohet nëpërmjet publicitetit.

Në vendet e zhvilluara e me nivel të lartë social – ekonomik e kulturor siç janë vendet skandinave apo vendet e ulta te Evropës publiciteti është në përputhje të plotë me rolin e medias për informim – edukim-argëtim. Për ta ilustruar këtë si shembull mund të marrim rastin që në këto vende shpeshherë në programet për fëmijë nuk lejohet publicitet komercial por vetëm edukues.

Në vendet e zhvilluara produktet e konsumit apo ato mallra qe tregtohen në qendrat e biznesit u bëhet publicitet ne te gjitha fashat orare për të rritur pavarësisht nga lloji i programit sepse pavarësia ekonomike në familje i jep mundësinë të gjithëve të jenë konsumatorë si meshkujve dhe femrave. Në vendet e prapambetura apo në zhvillim si vendi jonë ku portofoli i konsumit është në dorë të gjinisë mashkullore është një situate krejt tjetër.

Për ta konkretizuar marrim një shembull. Në vendin tonë në rast se orendive të përdorimit familjar qofshin këto elektroshtepiake apo të orendive si të dhomave të ndenjes apo të gjumit pavarësisht se publiciteti bëhet nga kompanitë apo agjencitë në fasha orare dhe programe që ndiqen kryesisht nga gjinia femërore blerësit e ketyre produkteve janë gjinia mashkullore në rreth 68% te rasteve.

Pra publiciteti nuk është në raport të drejtë me shikueshmërinë dhe konsumin. Pra si departamentet e marketingut ashtu dhe agjencitë qe operojnë në fushën e publicitetit shpeshherë gabojnë në fushata publicitare për të tilla mallra.

Publiciteti në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim apo të pazhvilluara ka karakteristika diametralisht të kundërta në raportin e drejtë ndërmjet shikueshmërisë dhe konsumit.

Nga statistikat e bëra në këtë drejtim në produktet e konsumit të përditshëm vetjak e familjar që u bëhet publicitet konsumatorja kryesore është shoqëria e mesme. Ne vendet në zhvillim ky raport është ne raport te drejte pra shikueshmëria dhe perceptimi i publicitetit me konsumin pra me shitjen e produkteve sepse shoqëria e mesme zë rreth 55- 60 % të shoqërisë dhe tendenca vjen në rritje të kësaj shtresë shoqërore.

Ndërsa në vendet në zhvillim ky raport ndërmjet audiencës dhe konsumit është i zhdrejtë sepse shoqëria e mesme është mesatarisht 25- 30% e shoqërisë dhe në vende si i yni kjo tendencë është në ulje. Përjashtim bëjnë vetëm produkte me konsum me baze te gjerë siç janë konsumi i impulseve të kompanive celulare apo i produkteve bazike farmaucetike apo i disa produkte ushqimore konkurruese për arsye të çmimit të ulet dhe këtu nuk ndikon vetëm cilësia e produktit, por dhe konkurrenca jo e ndershme në treg.

Publiciteti si mënyra bazë për arritjen e objektivave të zhvillimit dhe zgjerimit të biznesit qoftë ky prodhues, shërbyes, edukues, argëtues ne vendin tone në këto 30 vjet ka historinë e vet dhe si kudo është një amalgame e madhe ne përgjithësi e pa sistemuar mbi baze studimesh të përgjithshme dhe audiencash te sakta. Këtu do te gjejmë që nga menaxhimi nga agjenci ndërkombëtare për produkte kryesisht importi apo kompani të mëdha që kanë filiale këtu do të gjejmë agjencitë tona te publicitetit që janë të të gjitha llojeve, prodhuese, shërbyese, monitoruese, gjejme biznese që operojnë vetë me departamentet apo punonjësit e tyre të marketingut si dhe individë që merren me këtë pune pa qenë pjesë përbërëse e këtyre strukturave.

Deri këtu gjithçka është e ngjashme me mënyrën si është e organizuar dhe ne vendet e tjera me të zhvilluara.
Dallimi është qe se pari këtu nuk funksionin shpërndarja e buxheteve të publicitetit mbi bazën e audiencave reale sepse në përgjithësi ato janë jo të besueshme dhe jo publike.

Së dyti drejtuesit e bizneseve dhe agjencitë dhe punonjësit e marketingut mbështeten mbi këto audienca si dhe në përgjithësi operohet mbi baza miqësore, shoqërore apo dhe te presioneve apo interesave te ndërthurura me kompanitë mediatike apo rrjetet sociale. Dhe shkalla e specializimit kualifikimit te këtyre punonjësve në përgjithësi le për te dëshiruar.

Deri ne momentin qe nuk do kemi nje institucion monitorimi te pavarur te bazuar ne metodat e sotme te matjes se audiencës dhe këto matje te jenë publike ne 24 ore, publiciteti ne vendin tonë do te jetë si shumë gjëra të tjera në tranzicion të gjatë i pambështetur në logjikë ekonomike por thjesht një buxhet për t’u konsumuar në shumicën e rasteve.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *