Europa Juglindore dhe Brigjet e Egjeut paraqiten me kthjellime dhe vranësira të pakta, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në kushte të paqëndryeshme atmosferike, ku më të dukshme vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë në Rajonin e Ballkanit dhe Britaninë e Madhe. Gjithashtu Europa Veriore mbetet me reshje në formë dëbore.
Në Shqiëri moti ditën e sotme sipas Meteoalb do oarashikohet të jetë më kthjellime dhe vranësira të lehta në gjithë territorin. Por vranësirat do të pësojnë zhvillim gjatë mesditës dhe pasdites duke sjellë reshje afat-shkurtra shiu në një pjesë të madhe të vendit. Zonat malore parashikohet të kenë reshje dëbore.
Temperaturat e ajrit vijojnë të uen në mëngjes, por nuk do të ndryshopjnë në mesditë duke luhatur nga 3 gradë Celsius deri në 14 gradë.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)