AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Kthesa e papritur, LSI ftesë Ramës: Eja të ulemi të bashkëpunojmë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka ftuar për herë të parë publikisht Kryeministrin Edi Rama, për të bashkëpunuar në lidhje me situatën ekonomike që po kalon vendi.

Kryemadhi ka thënë se Rama nuk po reflekton, por është njerëzore të bësh gabime.

“Pa dallime politike jemi përballë një sfide të madhe të mbijetesës, jo të politikës se ajo do të mbijetojë, por të një brezi që po largohet dhe po ndihet e braktisur. Shqiptarët duhet të kthehen dhe të marrin në dorë fatet e tyre sepse situata që po kalojmë është dramatike. Nuk reflekton po nuk pranove realitetin, është njerëzore të bësh gabime, por është djallëzore kur nuk i pranon ato. Situata është kaotike, por edhe e pasigurt, për shkak të krimit të organizuar dhe overdozës qeverisëse. Kjo qeveri nuk beson te shqiptarët, ka importuar mendje të ndritura për të qeverisur shqiptarët, por ne i ftojmë të bashkëpunojmë, ashtu si bëmë me ligjin për policinë e shtetit, pa asnjë kompleks e themi këtë se për ne ka shumë rëndësi lufta kundër varfërisë dhe nxjerra nga varfëria e 200 mijë shqiptarëve”- tha ajo.

(F.G/Faxweb.al)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *