Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese infektohet me Covid-19, ja si shfaqet gjendja e saj

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Arta Rama-Hajrizi ka dalë pozitive në testin për coronavirus. Zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, ka thënë se Rama–Hajrizi ditë më parë ka rezultuar pozitive në testin për coronavirus, dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile.

Sipas rekomandimeve të ekspertëve shëndetësorë ajo është duke qëndruar në izolim që një javë.

“Ju konfirmojmë se, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama – Hajrizi, ditë më parë ka rezultuar pozitiv në testin e bërë për virusin Sars-CoV-2”, ka thënë Dula.

“Sipas rekomandimeve të ekspertëve shëndetësor, znj. Rama – Hajrizi po qëndron në izolim që një javë dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile”, thuhet në përgjigjen e Dulës.

Gjykata Kushtetuese  është duke vazhduar punën me mbajtjen e seancave shqyrtuese në mënyrë virtuale. Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit në Kosovë ka rënë numri i rasteve të reja me coronavirus, gjersa numri i viktimave vazhdon të mbetet i lartë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *