Kryetari i Partisë Socialiste në Manëz është përplasur mbrëmjen e sotme me nënkryetarin e Partisë Demokratike në Manëz, Gaz Luku.
Shoqerohet në polici nënkryetari i PD dega durrës, Gaz Luku, bashkëshorti i kandidatës në Durrës, Manjola Luku.
Konflikti ka filluar me ofendime pasi Gaz Luku e ka denoncuar që keni blerë vota pastaj ka agravuar në perleshje fizike.
Njoftimi:
Manëz/Informacion paraprak
Më datë 27.04.2021, në orën 20:30, në Manëz, në rrugë, janë konfliktuar verbalisht shtetasit G. L., M. L., D. L., M. S., Sh. L., M. H., dhe M. H., të cilët janë shoqëruar në ambientet e Policisë për tu pyetur mbi rrethanat e konfliktit dhe për tu trajtuar në zbatim të procedurave ligjore.
(E.H/Faxweb.al)