Kryetari i PD, Lulzim Basha ka takuar fermerët në Lekaj të Rrogozhinës, të cilët po luftojnë me mbijetesën ndërsa kanë 7 vite që po përballen me krizën e bujqësisë. Pandemia e koronavirusit e ka thelluar edhe më shumë, prandaj Basha thekson se qeveria e Ramës nuk mund ta fshehë dëshmin në sektorin që sot ndodhet në ditën më të keqe.
Reagimi i plotë i Bashës: Mungesa e subvensioneve, rritja e çmimit të naftës, favorizimi i produkteve të importit e ka çuar në kolaps këtë sektor. Fermerët luftojnë me mbijetesën. Kësaj situate të vështirë i është shtuar dhe mungesa e mbështetjes në situatën e pandemisë duke e bërë gjendjen kritike.
Në Lekaj, takova fermerë që mundohen me mish e me shpirt, punojnë në kushte tejet të vështira, e me borxhe për të siguruar të paktën ushqimin për familjet e tyre. Situata e vështirë në Lekaj e kudo nuk fshihet pas ngjyrave të propagandës.
Edi Rama nuk mund ta fshehë përgjegjësinë dhe dështimin e tij në çdo sektor që sot ndodhet në ditën më të keqe.Dështimet, zhvatjet dhe mashtrimet e Edi Ramës po e çojnë ekonominë në krizë të thellë dhe vendin drejt kolapsit.(A.M/Faxweb.al)