Vendimi i Turqisë për t’i rikthyer “Shën Sofisë” apo Kishës së Urtësisë së Perëndisë, statusin e xhamisë, është komentuar edhe nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë.
Në një reagim në faqen zyrtare, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, e quan vendimin një veprim tragjik, që minon shpresën më të madhe të epokës, bashkekzistencën e feve dhe qytetërimeve.
““Ky vendim bën pjesë në ato veprime tragjike, të cilat minojnë shpresën më të madhe të epokës sonë, që është bashkekzistenca e feve dhe e qytetërimeve. Ky vendim na kthen prapa, në faqe të errëta të historisë. Një vend si Turqia, që dëshiron të jetë në pararojë, zgjedh rolin e një vendi qëecënnë drejtimin e kundërt,të prapambetur nga ana kulturore. Është mëkat dhe gabim qëvaji i fesë të përdoret për të ndezur dhe për t’u shërbyer qëllimeve nacionaliste. Qëllimi fisnik i fesëështë të zbusë plagët dhe të paqësojë shpirtrat e njerëzve”.- thuhet në reagim.
Kujtojmë se Dhoma e Lartë në Turqi mori vendimin për ndërrimin e statusit të kësaj ndërtese, duke argumentuar se në tapinë origjinale, Shën Sofia është një xhami. Vendimi u përcoll me kritika të shumta, ndërkohë që për presidentin Recep Tayyip Erdogan, kjo është përmbushje e një prej premtimeve të tij gjatë zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar.