Kryeministri Edi Rama ka qenë në Shkodër këtë të mërkurë, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë të këtij qarku në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Kryeministri zgjodhi të fliste nga ky qytet edhe për akuzat që bëhen ndaj tij se ëshët komunist. Rama u shpreh se i vjen çudi që quhet komunist ai, i cili është nipi i Zef Kolumbit dhe të cilin e ka bërë katolik gjyshja e tij shkodrane.
“Sot thesari i dinastisë Marubi është i nxjerrë nga plehrat nga ne. Nëpër thasë plasmasi mes plehrave. Sot ky thesar është i shpëtuar dhe dinastia ka një muze kombëtar. Kush e bëri këtë? Ne, komunistët. Që pika që s’iu bie këtyre lloj anti-komunistësh, që janë viktimat e fundit të mentalitetit komunist në Shqipëri. Më shohin si komunist mua. Nipin e Zef Kolombit e gjithë asaj familjeje. Këta mua. Mua që gjyshja ime shkodrane më bëri katolik. I kam shumë merak këta. Se ccfarë kërkojnë kta. I kuptoj që thonë nuk duam të merremi fare me askën se jemi aristokracia e lartë. Por kur thua ne jemi me PD-në, që është rrafshi moral, mendor, në ccdo aspekt. Është katandisur në një lloj qënie që s’ka as karakter. Të paktën Saliu nuk diskutohet i ka ato që ka, por në mbrapshtinë e vet, ishte një lider që kishte karakter. Një lider i mbrapshtë, por me karakter. Por të jesh me PD-në e Lulzim Bashës, Agron Dukës, Dash Shehit, Monika Kryemadhit, ilri Metës, ky është fundi,” deklaroi Rama.
(E.H/Faxweb.al)