Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaTe Gjitha

Kryeministri kanadez joshës, fotot nga takimet që po bëjnë xhiron në rrjetet sociale

Kryeministri kanadez Justin Trudeau mesa duket është një nga liderat më të preferuar të zonjave shumë të pushtetshme në botë. Është i pashëm, i zgjuar, me karrierë dhe kjo bie në sy të të gjithëve. Nuk kanë munguar vizitat zyrëtare ndërrmjet kryeministrit Trudeau me femrat e njohura në mbarë botën. Por ato zakonisht nuk përfundojnë vetëm me një vizitë zyrtare.

E fundit në takimet tij ka qenë Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e cila u takua me Kryeministrin kanadez Justin Trudeau, pas vizitës së tij të bujshme në Shtëpinë e Bardhë. Merkel e befasoi me një dhuratë kryeministrin para se të uleshin për një darkë nën dritën e qirinjve  duke shkaktuar një mori satirash dhe humoresh në rrjetet sociale, shkrujtën mediat botërore.

Po kështu Kancelarja gjermane i dhuroi Trudeau me një foto të tijën, kur lideri kanadez ishte dhjetë vjeç dhe po shoqëronte babanë e tij, Pierre Trudeau, në një takim me Kancelarin gjerman Helmut Kohl më 12 nëntor të 1982-it. Fotot e darkës se Trudeau and Merkelit në një hotel në Berlin janë shpërndarë masivisht në mediat sociale, duke shkaktuar shaka në lidhje dhe duke e cilësuar atë si një ‘takim mesnate’.

Por ky nuk është i vetëmi takim. Kryeministri kanadez Trudeau ka pasur edhe një vizitë me vajzën e presidentit Donald Trump, Ivanka Trump. Në këto foto Trudeau dhe Ivanka shfaqen shumë afër njëri-tjetrit por sytë e Ivankës janë të ngulura tek kryeministri. 

Por edhe takimet  e tij me Kate Middelton nuk kanë munguar. Të veshur shumë shik të dy në takaimet e tyre dhe nuk kanë munguar buzëqeshjet dhe bisedat. Shpesh në këto takime kryeministri kanadez Trudeau është i shoqëruar edhe nga gruaja e tij Sophie. (J.V/Shuplaka)

 

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1140″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

 

 

 

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *