Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është shprehur e gatshme që të marrë vaksinën Astra Zeneca, pasi EMA doli në përfundimin se është e sigurtë për përdorim.
Ndër të tjera, Kancelarja Merkel është shprehur se vendi është gati të përdorë vaksinën ruse, Sputnik V, në rast se miratohet nga Agjencia Evropiane e Branave.
“Unë do të vaksinohem me AstraZeneca,” ka thënë ajo. Që prej fillimit të pandemisë në Gjermani janë shënuar 2,634,207 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 74,949 pacientë.
Siç kishte premtuar, për të mposhtur frikën tek qytetarët e vendit të tij, kryeministri francez Jean Castex ishte ndër të parët që mori dozën e AstraZeneca, pas autorizimit që mori kjo vaksinë nga Agjencia Europiane e Barnave të Enjten për të vazhduar me injeksionin.
(E.H/Faxweb.al)