Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin elektoral të radhës në Vlorë ditën e sotme ku ka sulmuar listën e kandidatëve për deputetë të opozitës.
Rama foli nga Vlora për një kandidat, emrin e të cilit nuk e tha, i cili nuk ka lidhje me Vlorën por që sipas Kryeministrit ka vjedhur pronat në këtë qytet në kohën e ish-Kryeministrit Berisha.
Ndër të tjera, Rama foli dhe për problemin e madh me pronësinë e tokave në qytetin e Vlorës, ku Kryeministri shfrytëzoi mundësinë për të sulmuar opozitën që sipas tij ka bërë që qytetarët e Vlorës të vuajnë me problemet e tokave, duke harruar që vendi qeveriset tashmë prej 8 vitesh nga vetë ai.
“Deri te bllokimi i arkivolëve për t’u ardhur për tu prehur në atdhe. Ky është Ilir Meta sot, kandidati i opozitës në Vlorë, së bashku me Leskon. Është e habitshme skuadra e opozitës në Vlorë. E keni parë një personazh aty në lista. Nuk banon askund në këtë qark. Por ka një lidhje shumë të fortë me ketë qark ai personazh. Ka letrat me pronat e grabitura me pushtetin e Saliut. Mijëra e mijëra hektarë. Njerëzit autoktonë gjithë këtij bregdeti kanë hequr picirin për t’i marrë dhe ndërkohë që hiqnin picirin, janë detyruar rëndomtë t’iua shesin zarove të ardhur nga Tirana. Dhe ccuditëerisht pastaj shfaqeshin si pronarë emra që s’kishin lidhje me këto. Nuk ka asnjë mundësi, që të përsëritësh të njëjtën gjë e të presësh rezultat tjetër,” deklaroi Rama.
(E.H/Faxweb.al)