Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Banori zhvesh Ramën dhe ministrin me çorape të kuqe: Hiqi dhe ti Arben, nuk ma kishte bërë njeri këtë gjë!

Kryeministri Edi Rama, ka qenë ditën e sotme në fshatin Gjepalaj të Shijakut, ku ka inaguruar një shtëpi të re e cila ishte shembur nga tërmeti.

Kryefamiljari e ka detyruar kryeministrin Edi Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpi. Teksa po hynin për të parë banesën, Rama i jep çelësin, banorin që e quajnë Osman e fton të udhëheqë përpara.

“Osman s’po i heqim këpucët”. Por, i moshuari ia kthen: “Mirë është me i heq!” Megjithëse më tej ai kërkon që ti mbaj, Rama vendos që ti heqë dhe madje detyron edhe ministrin Arben Ahmetaj që ti heqë edhe ai.

Rama po ashtu nuk ka lënë pa komentuar edhe çorapet e Ahmetajt, të cilat i kishte ngjyrë të kuqe, ku i tha kryefamiljarit se ja ka marrë atij çorapet me ngjyra.

“A mor Osman i fortë je, ia hoqe këpucët kryeministrit. Nuk ma kishte bërë njeri këtë gjë”.- tha Rama.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *