Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Me sallatë në dorë, kryeministri Albin Kurti tregon çfarë bleu në pazar

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale ku tregon se të dielën po e kalon duke bërë pazar. I pajisur me maskë e doreza, Kurti ka zgjedhur produktet që i nevojiten duke zbatuar të gjitha rregullat që kërkohen për tu mbrojtur nga pándemia.

Teksa lëvizte sipas orarit të liri-daljes nga ora 09:00 deri në 10:30, ndërsa kryeminstri kosovar mbante numri i tij në kartën ID është 5.

“Në 5-shat, sipas shifrës së parafundit të numrit personal, e kemi orarin e paraditës prej orës 9:00 deri në 10:30. Bleva perime e pemë, bukë e djath, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe. Ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet.

I falënderoj të gjithë këta punëtorë të shitoreve për respektin dhe shërbimin ndaj neve konsumatorëve, për kujdesin dhe pastërtinë në lokalet e tyre”, shkroi Kurti në një postim në Instagram.(A.M/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.