Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaTe FunditTe Gjitha

Kryeministrat turk dhe hungarez: Europës i duhet Turqia

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi sot në Ankara se vendi i tij ka qëllim të sinqertë lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).

“Turqia tashmë gjysmë shekulli tenton të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Ata që i filluan më vonë, përfunduan negociatat, ndërsa tonat vazhdojnë. Qëndrimi jonë është i qartë, por BE-ja duhet edhe njëherë të mendojë, veçmas pas daljes së Britanisë së Madhe. Turqia ka qëllim të sinqertë lidhur me anëtarësimin në BE”, tha Yildirim pas takimit me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, në Ankara.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, është shprehur se negociatat të cilat Bashkimi Evropian i ka filluar me Turqinë duhej të vazhdonin me respekt të ndërsjellë.

“Nuk mund të bëhet fjalë vetëm për negociata dhe takime. Evropës i duhet Turqia. Nëse kanë filluar negociatat atëherë ato duhet të vazhdojnë me respekt të ndërsjellë. Turqia së shpejti do të jetë fuqia më e madhe në zonën që e quajmë Evropë, ndërsa njëherësh ky është Unioni ku Turqia dëshiron të bëhet vend anëtar. Turqia momentalisht ka rreth 80 milionë banorë dhe së shpejti do të ketë 100 milionë, është me ekonominë më të fuqishme dhe posedon një nga armatat më të fuqishme. Popullata e Turqisë është në rritje, numri i saj rritet ndërsa në shumicën e vendeve evropiane është e kundërta. Evropës i duhet Turqia”, tha Orban.

(M.D/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *