Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Kryeministër që bën pazar me vdekjen”, shpërthen gazetari: Kush jua dha lejen, ata prindër fatkeqë të shuar në rrënoja?!

Gazetari Basir Çollaku shpërtheu në akuza për kryeministrin Edi Rama, pas daljes së këtij të fundit “live” në “Facebook”, ku tregonte se dy fëmijët që u hodhën nga dritarja ditën e tërmetit janë takuar me futbollistin e famshëm, Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon, gardianin e portës së Juventusit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çollaku e quan këtë propagandë dhe e akuzon Ramën se po bën pazar me vdekjen.

“Çfarë përfitojnë nga teatri i Ramës gjithë ditën live në ertv dhe mediat e tjera satelite… Dhe ata presin shokun e Ronaldo-Bufon, apo kryekoncesionarin të bëjë kabull dhe hapë sytë kudo. Nuk hahet propoganda kaq shpifur…KM që bën pazar me vdekjen.. Do ju ndëshkojë Zoti. Ju bëfsha panikun…”, thuhet në postimin e Çollakut.

Ja postimi i plotë i Basir Çollakut:

KM që bën pazar me vdekjen… Rama paska bërë hatanë. Dy fëmijë të mbijetuar i ka takuar me Ronaldon dhe Bufon duke pikasur realizim ëndrrash për ta.. Cilët prindër ja dhanë prokurën të merrte të miturit me vete? Kush jua dha lejen, ata prindër fatkeqë të shuar në rrënoja?!!

Apo ende pa ikur ditët e mortit, ky nis tallavanë mediatike për vete.. Po fëmijët që sonte për të njëjtat pasoja, flenë në shi, edhe pa çadër, edhe pa strehë, pa ndihmë, pa mbështetje, e ndoshta as për të ngrënë, cilën ëndërr realizojnë? Çfarë përfitojnë nga teatri i Ramës gjithë ditën live në ertv dhe mediat e tjera satelite…

Dhe ata presin shokun e Ronaldo-Bufon, apo kryekoncesionarin të bëjë kabull dhe hapë sytë kudo. Nuk hahet propoganda kaq shpifur…KM që bën pazar me vdekjen.. Do ju ndëshkojë Zoti. Ju bëfsha panikun…

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *