Kryetari i PD, Lulzim Basha i bën shpesh thirrje qeverisë që të rrisë numrin e testimeve për shkak të koronavirusit, ndërsa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shprehet se nuk beson në Covid, por në Zot.
Sa i përket kësaj deklarate, Basha thotë se është mendimi i saj dhe nuk merr asnjë vendim pasi nuk është në qeveri, ndërsa ngriti pyetjen për Ramën: “Nuk po bën testime se nuk beson te Covidi?”
Fjala e Bashës: Aleatja ime nuk është në qeveri. Nuk merr vendime. Mund të thotë mendimin e saj, por pyeteni direkt, s’keni pse më pyesni mua. Pyetja që poi bëj unë, Edi Rama nuk po bën testime se nuk beson tek Covidi. Përgjigjja është jo.
Edi Rama dilte si lugat nga mëngjesi në darkë, ku është tani, pse i fshihet përgjegjësisë, shkon në gërmadha, bën deklaratë, ikën ai, ikin dhe ai. pse? Se paratë ja jep mafieve të inceneratorët, që paratë ia japin disa mediave të mbyllin gojën., pot ë mos dal unë cdo ditë duke denoncuar, shumica e ekraneve e censurojnë. Kjo është e vërteta, tjerat janë pa pikë vlere se dhjetëra do të humbin jetën nga Covidi se paratë që do shkonin për trajtimin e tyre, Rama ja jep mafies. (A.M/Faxweb.al)