Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim këtë të enjte me ambasadorin britanik Duncan Norman.
Takimi u bë në zyrat e LSI-së në Elbasan, qark ky i cili do të monitorohet nga vetë ambasadori britanik në 25 prill.
“Nën atmosferën e ngrohtë të zyrave të LSI në Elbasan, pata sot kënaqësinë të mikprisja Ambasadorin Britanik, i cili do të gjendet në Elbasan edhe në ditën e zgjedhjeve për të monitoruar nga afër një mbarëvajtje sa më të qetë të procesit zgjedhor më 25 prill.” –shkruan Kryemadhi në Facebook.
(E.H/Faxweb.al)