Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, mbrëmjen e kaluar mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Blendi Fevziu, me rastin e 20 vjetorit të emisionit Opinion.
Kryemadhi ishte veshur me një fustan të bardhë, i cili kishte mëngët e thurura. Ajo dukej e mahnitshme në të dhe kjo nuk i shpëtoi syrit të askujt që ishte në ceremoni, apo edhe atyre që e ndoqën nga ekrani.
Përpara ceremonisë tek sheshi Shën Tereza, Kryemadhi ishte e ftuar edhe në studio, ku iu tregua një klip i shkurtër me disa nga momentet e saj ndër vite, ku vihej re edhe një ndryshim i pabesueshëm i saj. Përfundimisht Kryemadhi bëhet gjithnjë e më e mirë me kalimin e viteve.
Sot ajo ka publikuar edhe disa nga fotot e saj, në ceremoninë e Fevziut, por edhe nga pritjen e organizuar nga ambasada e Maqedonisë, me rastin e ditës kombëtare të saj. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2740″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]