Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka akuzuar kryeministrin Rama, duke e cilësuar atë si “pronar i inceneratorit të Tiranës dhe ideator të “skemës së evazionit fiskal”.
“Rama nuk mund të thotë që jo nuk i kam referuar se unë jam Klodian Zoto. Kryeministri i Shqipërisë është pronari i inceneratorit dhe ideatori i skemës së evazioni fiskal”, u shpreh Kryemadhi në emisionin “Kjo Javë”.
Sipas Kryemadhit, banda e inceneratorëve me në krye Edi Ramën, mundohet të fshijë çdo informacion rreth inceneratorit të Tiranës.
“Aq shumë i dhemb kjo kryeministrin saqë sot nuk na tregon transparencën e parave të Inceneratorit të Tiranës. Banda e inceneratorëve me në krye Edi Ramën, mundohen të fshijnë çdo informacionin. Intimidimi që i bëjnë Prokurorisë, Rama dhe Veliaj tregon që problemi i inceneratoreve është kryesor”, tha Kryemadhi.