Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Interesa ekonomike dhe morale”, Monika Kryemadhi: Nëse prishet konsensusi për reformën, e para që do protestoj kundër ambasadorëve

Monika Kryemadhi tha në “Pasdite me Xhaxhiun” se opozita po oraganizohet në formë ‘guerrilse’ për të kundërshtuar dhe larguar politkën varfëruese që qeveris vendin nën drejtimin e edi Ramës.

Kryemadhi ka akuzuar ashpër edhe përfaqësuesit ndërkombëtar në Shqipëri kur tha se nuk do të lejonte kurrë të lejojnë instalimin e një diktature qoftë për interesa ekonomike dhe morale.ë se për këtë të fundit ka pasur deklarata të ndryshme në lidhje me video apo momente intime ku një ambasador u tha se ishte përfshirë ndërsa nuk dihet nëse Kryemadhi ju referua këtij rasti.

Po ju bëj diçka shumë të qartë sa i përket reformës zgjedhore. Opozita bëri një sakrificë shumë të madhe duke u ulur ne atë tryezxë natyrisht duke ndjekur ushëzimet e ndërkombëtarëve si një kusht për negociatat. Ne si të përgjejgshëm se po të ishim ndryshe qëndronim në parlament, merrnim rrogat dhe lejonim regjimin e Edi Ramës. Në reformën Zgjedhore janë 5 kushtet e OSBEE-ODHIR që duhet të zbatohen për integrimin.

Dje Rama tha se nuk pyes për konsensus politik, por do ta votoj në parlament. Edi Rama e dërgoka Damian Gjiknurin për të humbur kohë, për t’ju dhënë ushqim mediave. Ne sot flasim 10-15 minuta për reformën zgjedhore në vend që të flasim për dëmet e tërmetit, për familjet në nevojë, për ekonominë. Nëse kjo qeveri nuk pyet për këtë ofrim qoftë nga ndërkombëtarët dhe BE, sepse ndërkombëtarët nuk janë një person. E di që atyre nuk ju dhemb zemra që nuk po bëhen zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri. Nuk do të lejoj kurrë që një ambasador i huaj qoftë ky opër interes ekonomik apo edhe moral me qeverinë shqiptare, sepse unë nuk kam nevojë për “Land Rovera” në bulevard por për ushqime në familjet e varfëra.

Kam nevojë për infrastrukturë që ju shërben shqiptarëve, për drita që çmimi të jetë i ulur, për rritje pagash për mjekët e infermierët që të rrinë në Shqipëri. Ne nuk guxojmë t’ju themi të vërtertën njerëzve sepse gjithmonë bëjmë politike. Ky është problemi edhe ne i politikanë, që të mos ju prishët qejfi ambasadorëve. Nëse do të prishet procesi i reformës gjedhore, dhe nëse ambasadat marin rolin e protektoriatit të diktatorit shqiptar do të protestoj kundër tyre dhe do t’ju them largohuni nga Shqipëria. Në kurriz të lirisë më elementare të çdo qytetari, për para. Dhe për më tepër në mes të Europës diskutojmë për lirinë e fjalës”, tha Kryemadhi.


(F.GJ/FAXWEB.AL)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *