Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


KryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Kryemadhi ka një zgjidhje për problemin e kanabisit. Ç’propozon të mbjellin fermerët

Deputetja Monika Kryemadhi është munduar sot të japë një zgjidhje për siutuatën në të cilën gjendet vendi si pasojë e kultivimit të lëndëve narkotike.

Kryemadhi ka qenë e pranishme në një takim që është zhvilluar ditën e sotme në fshatrat e Cërrikut, Belshit dhe Peqinit. Në takim ishin të pranishëm ministri i Bujqësisë Edmond Panariti dhe Taulant Balla, deputet i PS.

 Në një kohë që debate në Shqipëri rreth kanabisit sa vjen e shtohet ajo ka një recetë të thjeshtë. ‘’Shafran në vend të bimës së gjelbër’’.

‘’Ka mundësi pa fund të largojmë njerëzit nga paligjshmeria dhe pengu i krimit”, tha ajo, duke u propozuar fermerëve të heqin dorë nga hashashi dhe të fillojnë me kultivimin e shafranit.

“Shafrani është një bimë shumë elitare e cila kërkon përpunim cilesor por Shqipëria dhe sidomos zona e Elbasanit ka shume mundësi për ta kultivuar”, shtoi ajo.

Duhet thënë se prej ditësh në vend një deklaratë e Ambasadorit të OSBE-së në vendin tonë se 2 miliardë euro të pista që qarkullojnë nga kanabisi mund të përdoren në zgjedhjeka ngjallur mjaft reagime. Vetë ambasadori është detyruar të tërhiqet duke thënë se deklarata e tij është keqkuptuar dhe se këto shifra i përkisnin vitit 2013. (E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *