Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ishte e ftuar në emisionin Open, ku hodhi akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama për mashtrim me shifrat e të vdèkurve nga Covid-19.
“Nuk ka një menaxhim të mirë nga qeveria. Shifrat nuk tregojnë asgjë. Qeveria ka mashtruar ka gënjyer me shifrat. Qeveria ka gënjyer me shifrat e të vdèkurve nga Covid-19.” tha Kryemadhi. Ndërkohë ajo është shprehur se para disa kohësh ka ndërruar jetë edhe daja i saj nga gripi sezonal.
“Para ca vitesh mua më ka vdèkur daja im. Dhe më ka vdèkur nga gripi. Në duhet të flasim për kartelën e vdèkjeve. Ia them edhe qeverisë, mos u merrni me numrin e të vdèkurve. Djalli takon Zotin dhe i thotë që do të marr duke hedhur kolerën 100 mijë njerëz. Por kur ra kolera vdíqën 400 mijë. Kur e pyet Zoti pse kështu ai tha 300 mijë vdíqën nga frika. Bëhet një mullar i madh që mos u çudit se do t’i pushojë zemra dhe do të vdèsin. Frikë dhe panik është një gabim shumë i madh. “
“Nëse LSI do ishte në pushtët nuk do të jepte koncesione por do të blinte tamponë. Dhe 800 mijë familje një testim për ta. Nuk do të kushtonte tamponi më shumë se një lagje e Italisë apo SHBA. Për mua gjëja e parë që duhet të bënte… Fasonët kanë 70 mijë punonjës do të kenë pasoja.” tha Kryemadhi.
Ndërkohë që lidhur me shifrat e jetëve të humbura në Itali, Kryemadhi tha se kjo lidhet shumë dhe me mënyrën sesi ushqehen njerëzit, ku në Itali konsumojnë shumë ëmbëlsira. “Është ndryshe të hash karbohidrate si në Lombardi. Është ndryshe si ne shqiptarët që hamë mish, pimë raki e hudhra gjithë ditën”, tha Kryemadhi. (E.K/Faxweb.al)