AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Kryemadhi flet për drekën me Endri Fugën: Ja ç’më ka thënë për Ramën dhe Metën

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zbuluar një pjesë të diskutimit gjatë kohës kur ka drekuar me Ilir Metën, Endri Fugën dhe Ardi Gjebrean në studion e RTV Ora.

Kryemadhi ka treguar se çfarë i ka thënë Endri Fuga, sot këshilltar i kryeministrit Rama, në një moment kur Meta është çuar nga tavolina.

“Para shumë vitesh kemi qenë në një drekë me Endri Fugën dhe Ardit Gjebrenë, në Ibë tek amfiteatri i Gëzim Kames.

Kemi qenë duke ngrënë një drekë dhe në një moment Ilir Meta çohet nga tavolina dhe Endri Fuga më pyet mua dhe më thotë: e çuditshme, Edi Rama sillet në media siç sillet Ilir Meta në jetën e përditshme dhe Ilir Meta në jetën e përditshme është siç është Edi Rama në media.

Dhe në media është siç është Edi Rama në jetën e përditshme. Pra atë njeriun e ngurtë që qytetarët shqiptarë kanë parë Ilir Metën kur ka qenë kryeministër, kryetar parlamenti, në pozicione politike, në jetën e përditshme është krejt tjetër”, tha Kryemadhi

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *