AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Kryekazani Rama nuk skuqet”, gazetari kërkesë publike kryeministrit: Sa kushton ERTV?

Mbrëmjen e sotme, në emisionin “Ajsberg” gazetari investigative Artur Çani, ka folur për informimin publik, kur ka të drejtë një njeri të kërkojë përgjigje. Gazetari tregoi se ka dërguar një kërkesë për informim drejtuar Fondit Shqiptar të Zhvillimit për tenderat e fitues gjatë vitit 2018.

Çani thotë se kërkesa që i ka dërguar Fondit Shqiptar të Zhvillimit, nuk ka ardhur në kohën e duhur siç e parashikon ligji. Gazetari thekson se përgjigja ka ardhur disa ditë me vonesë.

Gjithashtu gazetari thotë se çdo kush, qoftë njeri i thjeshtë, qoftë drejtorë, i papunë apo gazetar, ka të drejtë të informohet pa dhënë asnjë motiv.

Sipas nenit nr.3, për ligjin e informimit publik thuhet: “Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet.”

“Kërkesë  për vënie në dispozicion të listës së plotë të fituesëvetë tenderave të dhënë nga ky autoriteti gjatë viteve 2018 dhe në vazhdim.

Kërkesa është dërguar në datë 8 tetor, dhe sipas nenit nr. 12 thuhet se “në rastet kur autoriteti publik, të cilit i drejtohet kërkesa për informim, është i paqartë në lidhje me përmbajtjen dhe natyrën e kërkesës, ai kontakton menjëherë, por gjithnjë jo më vonë se 48 orë nga data e paraqitjes së kërkesës, me kërkuesin për të bërë sqarimet e nevojshme. Në çdo rast, autoriteti publik ndihmon kërkuesin në saktësimin e kërkesës. 2. Në qoftë se pas shqyrtimit të kërkesës autoriteti publik konstaton se nuk e zotëron informacionin e kërkuar, ai, jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga data e dorëzimit të kërkesës, ia dërgon atë autoritetit kompetent, duke e vënë në dijeni edhe kërkuesin. Arsyeja e vetme që justifikon dërgimin e kërkesës një autoriteti tjetër është mungesa e informacionit të kërkuar”.

Përgjigja e kërkesës, gazetari thotë se ka mbërritur në datë 23 tetor, por që mban datën 21 tetor.

“I kemi kërkuar 3 gjëra në kërkesë 1. Kopje fizike (fotokopje) të kompanive fituese të tenderit, 2.Fondin limit dhe vlerën fituese 3.Realizimin e punimeve aktuale në përqindje. Por siç shihet, përgjigja e kërkesës për informim na është kthyer me vonesë.”

Gazetari ka pyetur Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale Besnik Dervishin se si qëndron raporti mes ligjit për informim dhe të dhënave personale.

Dervishi është përgjigjur se nuk mund të hyjë në këto debate. Komisioneri thotë se të dyja këto janë të drejta themelore të njeriut.

“Unë nuk hyjë në këto debate, dhe nuk lejohem të jap mendime. E drejta e informimit nga njëra përketë të dhënat personale ose mbrojtja e të dhënave cënon ligjin e drejtës së informimit. Është e përcaktuar shumë qartë sin ë ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale në Kushtetutë, pasi janë të dyja të drejta themelore të njeriut. Janë të barazvleshme me njëra tjetrën. Por gjithëkush ka  të drejtat dhe liritë e veta. Ligji për të dhënat personale përcakton: që të dhënat personale mund të përpunohen dhe të kjo përcaktohet me ligj.

Si e drejta e për informim dhe e drejta për të dhënat personale rregullohen me të njëjtat ligje. Edhe njerëzit publik, kanë të drejtë mbrohen, për një jetë personale. Në neni 4 parashikohet se veprimtaria që lidhet me funksionet shtetërore nuk i nënshtrohet të funksionit publik. Duhet të lexohet ligji në formë të drejtë.”

Gjithashtu, gazetari është ndalur edhe tek raporti që ai e cilëson “Kazani-Rama dhe Fake Neës”. Çani shprehet se ka dërguar 3 kërkesa për informim kryeministrisë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje deri më sot.

Unë i kam dërguar 3 kërkesa për informim, por asnjëherë nuk kam marrë përgjigje dhe kjo nuk është transparencë.

Me lekët tona është bërë ERTV, por Rama nuk skuqet. Nuk e ka për herë të parë që kapet duke gënjyer. Rama gënjeu edhe në Kuvend kur u pyet për avionët që u ulën në Divjakë, ai thonte se ishin “mushkonja”.

Gjithashtu gazetari i drejtoi edhe një kërkesë publike kryeministrit Rama që të informojë publikun se sa kushton ERTV-ja.

(K.H/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *