AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Kryebashkiaku i ri pritet të marrë detyrën, reagon Dushaj: Nuk do ta liroj zyrën!

Përfaqësues të Partisë Demokratike, por edhe qytetarë të Tropojës, po protestojnë para ambienteve të Bashkisë Tropojë. Kjo protestë po zhvillohet pasi sot pritet që të konstituohet këshilli i ri bashkiak, si dhe pritet të marrë detyrën kryebashkiaku i ri  Rexhë Byberi, i dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit.

Gjatë një prononcimi për Fax News, kryebashkiaku në largim Besnik Dushaj është shprehur se nuk do ta lirojë zyrën e tij dhe se do të jetë në krye të detyrës, deri në momentin që në këtë vend të zhvillohen zgjedhje të lira.

Dushaj theksoi se këto zgjedhje nuk i njeh asnjë qytetar shqiptar dhe se ishin zgjedhje të Partisë Socialiste dhe jo të vendit.

“Jam kryetari i bashkisë, sa të jem në zyrë jam në krye të detyrë do të vazhdoj që t’u shërbej qytetarëve të Tropojës, derisa në Tropojë të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme e zgjedhje të bazuar në ligj dhe në Kushtetutë. Nuk i njeh asnjë qytetar shqiptar ato zgjedhje, nuk ishin zgjedhje ishin zgjedhje që bëri Partia Socialiste. Unë do të vazhdoj të qendroj në krye të detyrës, tu shërbej qytetarëve të cilët më kanë votuar. Zyra e bashkisë së Tropojës nuk është e socialistëve, por është e qytetarëve të Tropojës. Gjatë gjithë këtyrë ditëve do të vazhdoj të kryej detyrën time dhe tu shërbej qytetarëve.

Ai nuk mund të quhet kryetari i ri i bashksië sepse, zgjedhet nga bëhen qytetarët. Kaëtu ka simpatizantë të PD-së, sipmatizantë të partive të tjera, që duan të mbrojnë për mënyrën sesi po tenton Partia Socialsite të urzurpojë bashkinë e Tropojës. Kryetari i bashksië së Tropojës është në krye të detyrës, deri sa të realizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.”- u shpreh Dushaj.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *