Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Ishte kthyer në ‘vatër’ të shpërthimit të COVID-19, çfarë është zbuluar 24 orët e fundit në Krujë

Gjatë 24 orëve të fundit janë zhvilluar testime për të dyshuar që mund të jenë të infetuar me COVID-19 në Krujë, e cila është pjesë e zonave të kuqe, që janë shpallur nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga 47 testime që janë bërë në 24 orët e fundit kanë dalë 0 persona të infektuar me koronavirus, bëjnë me dije burime për Faxweb.al.

Një lajm i mirë ky për qytetin e Krujës, që së fundmi ishte kthyer në vatër të shpërthimit të infeksionit, për shkak të përhapjes së koronavirusit në disa fasoneri të këtij qyteti.

Ministria e Shëndetësisë bëri dje të ditur se në të gjithë vendin aktualisht janë 163 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 24 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive.(M.Q/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *