AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Krrabë/ Aksidenti me një të vdekur, pas përplasjes u shkrumbua nga flakët. Dalin pamjet e mjetit të shkatërruar (Foto+Detajet)

Një autoveturë është përplasur me një kamion në autostradën Tiranë-Elbasan e për pasojë ka humbur jetën një person ndërsa fotot e mëposhtme i përkasin mjetit që pas përplasjes u përfshi edhe nga flakët duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të tij.

Emri dhe mosha e viktimës ende nuk dihet ndërsa mësohet se është e seksit mashkull ndërsa autovetura tip “Seat” me targa të huaja me të cilën udhëtonte është shkatërruar plotësisht. Ajo ishte e pajisur me impiant gazi dhe raportohet se pas përplasjes me maunen ka shpërthyer brenda tunelit vetëm pak metra nga dalja e tij duke shkaktuar kështu edhe vdekjen e drejtuesit të saj.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur brenda tunelit të Krrabës ndërsa dyshohet paraprakisht se shkak ka qenë parakalimi i gabuar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të mësuar rreth shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti tragjik, ndërkohë edhe embulanca me ekip mjekësor ndodhen pranë vendgjarjes.

Viktima është transportuar drejt morgut të Elbasanit ndërsa kishte fillimisht edhe mosgjetje të dakortësisë mes Policisë së Tiranës dhe asaj të Elbasanit për të marrë nën hetim çështjen.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *