Ndeshja e parë e çerekfinales së Ligës së Kampionëve mbahet sot në mbrëmje. Real Madrid do të duhet të përballet me Liverpoolin pa Raphael Varane ku bëhet i ditur lajmi se, Varane ka dalë pozitiv nga testi i Covid-19.
Ndërsa mbrojtësi kryesor Sergio Ramos është i dëmtuar, Zinedine Zidane duhet të bëjë një plan të mirë për mbrojtjen e skuadrës.
Varane tashmë është i karantinuar dhe po zbaton të gjitha masat e duhura shëndetësore. Mbrojtesi gjithashtu do të jetë i padisponueshëm për El Clasicon ditën e shtunë kundër Barcelonës në stadiumin Alfredo Di Stefano si dhe për ndeshjen e kthimit kundër Liverpool të mërkurën , 14 prill, në Anfield.