AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Kriza politike, Palmer: Zgjedhjet janë të rëndësishme, duhet dialog

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Mettheë Palmer, njëherësh i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor ka dhënë mesazhe të qarta për krizën politike në Shqipëri, në një fjalim që ka mbajtur në Forumin Ekonomik Boteror, në Davos.

Palmer shprehet se zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, dhe shpreson që palët të gjejnë një dialog për Reformën Zgjedhore.

Palmer: Është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë janë të forta, që zgjedhjet janë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike.

Prandaj do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që con sërisht drejt normalitetit për demokracinë shqiptare.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close