Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Kriza politike, Kryemadhi tregon pse Basha ka dyshime për marrëveshje me Ramën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka treguar se çfarë do të ndodh në aksionin e opozitës pas protestës së sotme e cila ishte e dhjeta në rang kombëtar si edhe dha sinjale të arritjes së marrëveshjes me qeverinë.

Në një lidhje live në emisionin Opinion, para Kryeministrisë Kryemadhi tha se protestat do të vazhdojnë, ndërsa nuk la pa ngarkuar me përgjegjësi kryeministrin Edi Rama për të cilin tha se e ka future vendin në një situatë idiote për shkak të frikës që ka.

“Aksioni do të vazhdojë, protestat do të vazhdojë dhe do të shoqërohen me të gjithë aksionin politik të shqiptarëve në udhëheqjen e shqiptarëve. Aksioni është dhe politik për zgjidhjen e kësaj situate idiote që ka futur Edi Rama vendin, për shkak të frikës që ka Edi Rama. Sot nuk është çështja bisedimeve, por e standardeve. Nuk duhet që opozita të ulet në tryezë për Monikën dhe zotin Basha. Opozita është në union, pavarësisht këndvështrimeve që kemi”, tha Kryemadhi.

Po ashtu ajo tregoi dhe pse Basha ka dyshime për këto bisedime, duke argumentuar se kryeministri Rama sipas saj nuk i respekton marrëveshjet.

“Zoti Basha ka të drejtë dhe që ulja në tryezë në marrëveshjen e 17 majit, Rama jo vetëm nuk e zbatoi por e shkeli”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *