Ndërsa bota shënon 10 vjetorin e krizës më të keqe financiare në historinë e kohëve moderne, vlen të hedhësh sytë pas e të shohësh se kush mbajti përgjegjësi për lëshimin me dashje të garancive mashtruese që çuan në krizë Amerikën dhe më pas të gjithë tregjet anekënd globit.
Më 15 shtator 2008, banka e gjigantit legjendar tw Wall Street, Lehman Brothers falimentoi. Banka e investimeve 158-vjeçare ishte e përfshirë thellë në letrat me vlerë të mbrojtura. Institucioni dështoi ti shesë letrat shpejt për të përmbushur detyrimet e tjera ndaj klientëve. Fati i Lehman u vulos pasi qeveria e SHBA refuzoi ta shpëtojë me “paketat e shpëtimit” nga Banka e Amerikës dhe “policat e sigurimit” nuk arritën të materializohen në dollarw.
Lehman Brothers paraqiti si mbrojtje Kapitullin 11 për mbrojtjen e falimentimit, duke cituar 639 miliard $ në asete dhe 619 miliardë dollarë borxh. Rënia, e cila ende renditet si falimentimi më i madh në historinë amerikane, përhapi panik në Wall Street, duke detyruar një shpëtim të pashembullt të sistemit financiar. Tregjet globale u goditën menjëherë pas lajmit të falimentimit.
Dështimi historik i Lehman Brothers u ndoq nga goditja e institucioneve tw tjera bankare dhe kompanitë e hipotekave, duke përfshirë AIG, Citigroup, Countrywide, Merrill Lynch, Bear Stearns, Washington Mutual, IndyMac dhe të tjerë.
Huadhënësit më të mëdhenj, si JPMorgan Chase, Banka e Amerikës, Deutsche Bank dhe Wells Fargo u akuzuan për mashtrime dhe kontribut në rrëzimin më të madh financiar që nga Depresioni i Madh. Sidoqoftë, asnjë nga drejtuesit më të lartë, që shërbyen në korporatat e asaj kohe, nuk ka mbajtur përgjegjësi.
Një mbikëqyrëse e qeverisë amerikane që mbikqyr fondin e shpëtimit të qeverisë federale thotë se ideja që asnjë bankier nuk shkoi në burg për krimet që lidhen me krizën financiare është një mit. Në një raport për Kongresin, Programi i Ndihmës së pwr Asetet e Prekura (TARP) thotë se 35 bankierë janë dënuar me burg.
TARP thotë se ka shpërndarë më shumë se 400 miliard dollarë fonde për bankat që ishin në rrezik të falimentit gjatë krizës financiare dhe ka ndjekur rastet e mashtrimit në përdorimin e këtyre fondeve.
Ata theksojnë se 59 bankierë janë dënuar, përfshirë Edward Woodard, ish-Drejtor Ekzekutiv i Bankës së Commonwealth në Norfolk dhe dy drejtues në NOVA Bank në Filadelfia.
Megjithatë, kritikët theksojnë se shumë nga krimet përfshinin shuma relativisht të vogla parash në banka më të vogla, në vend që të hetohej dhe tw viheshin para ligjit pwrgjegjësit për mashtrimet masive në bankat e Wall Street. Burimi: RT