14:01 | 01/02/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kriza e energjisë, riaktivizohet miniera e qymyrit në Kolonjë

14:48 | 24/01/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kriza e energjisë, riaktivizohet miniera e qymyrit në Kolonjë

Pak kohë më parë institucionet shqiptare gjatë një raportimi në Komisionin Ekonomik të Europës në Kombet e Bashkuara që lidhej me sektorin minerar nënvizuan se kriza e energjisë ka kthyer vëmendjen tek të gjitha burimet përfshirë qymyrin. 

E duket se riaktivizimi i minierave ka nisur ku tashmë një minierë aktive e viteve ’70 në zonën e Kolonjës parashikohet që të nisë funksionimin sipas një leje të dhënë në nëntor 2022.

Kompania ka kërkuar që të pajiset me autorizimet e nevojshme pas shpalljes si fituese e garës së hapur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe parashikon që të shfrytëzojë një sipërfaqe prej 0.960 km2 dhe prodhim vjetor prej 100 mijë tonë në vit.

“Industria e qymyrgurit në Shqipëri ka qenë shumë e zhvilluar kohë më parë. Me ndryshimet teknologjike ajo pësoi rënie të prodhimit të saj. Sot industritë më të mëdha në botë përpunuese janë në kërkim të mineralit të qymyrgurit. Shqipëria ka potencial për zhvillimin e kësaj industrie.

Projekti i hartuar ka për qëllim studimin e mundësisë së shfrytëzimit dhe përpunimit të mineralit qymyrgur të objektit “Bezhan”, Qarku Korçë nga subjekti privat “SELENICA BITUMINOUS GRAVEL” Shpk që ka paraqitur kërkesën për marrjen e lejes minerare të shfrytëzimit” thuhet në përmbledhjen jo teknike të kompanisë. Vlera e investimit parashikohet rreth 208 milionë lekë.

I njëjti dokument saktëson historikun e minierës duke nënvizuar se projekti për shfrytëzimin dhe përpunimin e mineralit qymyrgur do të zhvillohet në Zonë Minerare Nr. 31/22 (ish leja minerare me Nr. 1613).

“Kjo karierrë ka qenë e hapur prej shume vitesh, mbi këtë sipërfaqe janë kryer një mori punimesh gjeologjike nga Ish-Ndërmarrja Gjeologjike Korçë që prej vitit 1970 dhe me pas ky aktivitet minerar ka vazhduar deri në vitin 1992. Aktualisht në këtë sipërfaqe nuk ka bimësi të katit të lartë që mund të preket nga hapja e karierrës.

Në këtë sipërfaqe gjenden shkurre të vogla karakteristike lokale si murrizi, driza, ferra dhe shkurre të tjera të ulta që i takojnë zonës përreth” thuhet në dokument.

Sipas AKBN në Shqipëri, rezervat e qymyrit, sipas projekteve të mbylljes janë rreth 130 milion ton. Ato gjenden në 3 burimet kryesore : rreth 86% e rezervave ndodhen në zonën e Tiranës; rreth 10% e rezervave ndodhen në zonën Korçë-Pogradeci; rreth 4.4% e rezervave ndodhen në zonën e Memaliajt./Monitor

Pas

Detaje të reja nga ngjarja ku u godit 27 herë me thikë 40-vjeçari/ Dy persona i kërkuan shokut të të plagoasurit t’iu blente cigare dhe…

Para

Faxnews siguron dosjen për McGonigal: Personi “A” i dha 225 mijë dollarë, herën e parë u takuan jashtë një restoranti, ish zyrtari i FBI marrëdhënie të vazhdueshme me Ramën…

Para
Faxnews siguron dosjen për McGonigal: Personi “A” i dha 225 mijë dollarë, herën e parë u takuan jashtë një restoranti, ish zyrtari i FBI marrëdhënie të vazhdueshme me Ramën…

Faxnews siguron dosjen për McGonigal: Personi "A" i dha 225 mijë dollarë, herën e parë u takuan jashtë një restoranti, ish zyrtari i FBI marrëdhënie të vazhdueshme me Ramën...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Pse po çmontohen tani kamerat nga grupet kriminale? Çuçi: Po u japim një mesazh krimit të organizuar, është një lëvizje…

Britania përfshihet nga një sërë protestash në lidhje me koston e jetesës.

Skandali me ish agjentin e FBI, Berisha “shpërthen” ndaj Yuri Kim: Është një McGonigal me fustan, shkelmoi kushtetutën e SHBA dhe Shqipërisë

“McGonigal”, Berisha: Thikë pas shpine, Rama nuk ka as nder as komb, një kriminel si ky është e vështirë ta imagjinosh në politikë

Kurti: Asociacioni një etnik nuk është i mundshëm

Vdekja e nënës së re te “Koço Gliozheni”, reagon materniteti: Disa ditë pas lindjes 30-vjeçarja erdhi me dobësi trupore, gjendja e saj u rëndua shumë shpejt…

Autori i ngjarjes është shqiptar, plagosi një 30-vjeçar në Vjenë

Pas akuzave për sulm seksual dhe tradhëti, gruaja e Dani Alves i kërkon divorcin

“Shkrirja” e gjykatave të Apelit në një, kreu i avokatisë Vlorë tregon problematikat: Duhen vite për një çështje, qytetarët do bëjnë vetëgjyqësi

Qarkullonin me armë zjarri dhe kokainë në automjet, dy të arrestuar në Tiranë(EMRAT)

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.