00:23 | 30/03/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Kriza e çmimeve, fondet për ndihmën ekonomike ranë me 2022

08:25 | 02/12/2022
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kriza e çmimeve, fondet për ndihmën ekonomike ranë me 2022

Banka Botërore e indeksoi këtë vit me 20 për qind rritje kufirin relativ të varfërisë për shkak të krizës së çmimeve, por në Shqipëri fondet buxhetore për ndihmën ekonomike jo vetëm që nuk kanë pësuar rritje, por janë ulur simbolikisht në krahasim me 10 -mujorin 2021 sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave.

Deri në fund të tetorit 2022 qeveria kishte shpërndarë 19.1 miliardë lekë për familjet në nevojë që bëjnë pjesë në 20 për qindëshin më të varfër të popullsisë së vendit. Shuma e shpërndarë duhet të ishte më e lartë se sa e vitit 2021, për shkak të se kriza e çmimeve i ka rritur kostot më shumë për varfrit, por në fakt ka qenë rreth 0.5% më e ulët se e një viti më parë.

Përdorimi i fondit buxhetor të ndihmës ekonomik nga qeveria ka shkuar në kundërshtim me këshillat e institucioneve financiare ndërkombëtare si FMN, Banka Botërore dhe grupet e ekspertëve.

Në të gjithë botën qeveritë po aplikojnë paketa ndihme direkte dhe forma të tjera kompensimi tek familjet me të varfra si mjeti më efikas për ti mbrojtur ata nga rritja e çmimeve.

Në një studim të posaçëm Banka Botërore ka evidentuar se Shqipëria do të përballet me një valë njerëzish që nuk janë të mbrojtur nga skema e sigurimeve shoqërore, për shkak të informalitetit të lartë në tregun e punës dhe nevojat për mbështetje financiare nga buxheti do të rriten.

Banka vuri në dukje se Qeveria e Shqipërisë duhet të marrë në konsideratë forcimin e mëtejshëm të programeve të saj të asistencës sociale, veçanërisht të Ndihmës Ekonomike, përtej funksionit aktual që ofron mbështetje e përkohshme për njerëzit e varfër.

Ndihma ekonomike për një familje me një person aktualisht është sa 6.5% e pagës minimale, 13% e pagesës së papunësie dhe 25% e pensionit social.

Për një familje përfituese me dy të rritur dhe dy fëmijë, përfitimi është i barabartë me 18.5% të kufirit të varfërisë ekstreme prej 3,20 dollarë amerikanë në ditë dhe 10,7% të varfërisë relative 5,50 USD në ditë, përllogarit Banka.

Aktualisht trajtohen me ndihmë ekonomike afërsisht 9% të popullsisë në vend, ndërkohë që varfëria është e përhapur në 24% të popullsisë në Shqipëri më e larta në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se mbulimi mbetet shumë i ulët në raport me nevojën./MONITOR

Pas

“Ishte ndeshja ime e fundit”, Thomas Muller përshëndetet me Gjermaninë

Para

Sytë te Xhaka e Shaqiri, Zvicra kërkon kualifikimin ndaj Serbisë

Para
Sytë te Xhaka e Shaqiri, Zvicra kërkon kualifikimin ndaj Serbisë

Sytë te Xhaka e Shaqiri, Zvicra kërkon kualifikimin ndaj Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

“Kemi marrë trefishin e firmave që duhen”, Endri Shabani kryetar i “Nismës Thurje”, në Fax News

“Kush është fajtori për përçarjen e opozitës?” Agim Baçi skanon situatën para zgjedhjeve

“Nuk do të ma japësh votën?”, Olta debaton me Nitën: Ke dëshirë të të kujtoj se çfarë kam bërë për ty

Familja e Ronaldos kundër, Georgina paralajmëron dasmë me yllin e futbollit

Mblodhi 640 firma për të kandiduar si i pavarur, Mërkuri: PS po ndalon kandidimin tim, qytetarët po kërcënohen me gjoba të tërheqin firmën

Arsyeja e vërtetë pse Elon Musk dëshiron të ndalojë zhvillimin e AI

Plagosje me thikë në zonën “Komuna e Parisit”, 19-vjeçari në spital, arrestohet autori (EMRAT)

VOA/ Rënie e ndjeshme e shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi, 147 mijë më pak se një vit më parë

“Nisma Thurje” ankimon në KQZ dhe KAS, bllokimin e KZAZ Dropull, kërkohet regjistrimi i Garos si kandidat për Kryetar Bashkie

Shtëpia e Rihanna-s vendi më i pasigurt për momentin, cenohet sërish prona e artistes

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.