Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Kritikat ndaj paketës “Anti-KÇK”, ashpërson tonet Rama: Nuk kanë parë gjë akoma

Pas prezantimit të platformës “anti-KÇK”, ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama, ka pasur reagime të shumta kundër pasi krijon sistem parallel me institucionet e reja të drejtësisë, kryesisht me BKH-në dhe SPAK-un.

Pas këtyre zërave ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se pret më shumë reagime idiotike, ndaj paketës që siç e cilëson ai është më agresivja ligjote që një qeveri ka formuluar në këto 30 vjet.

Madje Rama ka risjellë në vëmendje një shprehje të përdorur prej tij disa vite më parë në Kuvend, ku paralajëmroron se “ato s’kanë parë gjë akoma”.

“Operacioni Forca e Ligjit (OFL) as nuk dublon, as nuk pengon, as nuk anashkalon institucionet që po lindin nga Reforma në Drejtësi, po është komplementar me to dhe do t’i bëjë një shërbim të madh shoqërisë, në këtë fazë tranzitore të sistemit të drejtësisë! Kaq për momentin.

Pres shumë më tepër reagime idiotike ndaj paketës më agresive ligjore, që një qeveri ka formuluar ndonjëherë në këta 30 vjet, kundër krimit të organizuar dhe aleatëve të tij në sistemin e vjetër e të korruptuar të drejtësisë! S’kemi dëgjuar gjë akoma, po ama s’kanë parë gjë akoma!”- shkruan Rama.

(M.Q/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 564 votes
    564 votes 4%
    564 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13589
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.