Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Qeverisemi nga një pordhal, o skllevër e binj skllevërish”, shpërthen Erion Kristo: Ju vraftë partia juaj, lufta e vërtetë nuk ka filluar

Aktivisti dhe pedagogu i njohur Erion Kristo ka folur për “Radiografi e një virusi Covid-19”, të gazetarit Artur Çani në Fax News, ku me nota proteste dhe revolte ndaj masave të qeverisë dhe mënyrës se si po menaxhohet situata e koronavirusit, tha se nuk e pranonte diktaturën në asnjë formë dhe për atë që sipas tij ka instaluar Rama nuk është ideologjike si e Hoxhës, por elektronike.

Kristo tha se ajo çfarë e shqetëson më tepër është duartrokitja që i bëhet vuajtes së shqiptarëve ndërsa argumentoi se nëse ka njerëz që mendon “po më vrau e bën partia ime’, ai nuk përfshihet tek kjo kategori, dhe ndaj saj kishte edhe një kritikë të ashpër.

Për pedagogun, Edi Rama është personi që sot përçan më shumë se askush tjetër shqiptarët dhe pohoi gjithashtu se këta të fundit e kanë lënë dinjitetin në duart e tij.

Kristo tha se virusi është më tepër një sajesë mediatike se sa një realitet faktik, ‘është një gënjeshtër e madhe që po i bën shqiptarët të vuajnë dhe shkakton dëme të mëdha psikologjike”.

“Shqipëria sot është një anije në mes të detit pa një busull. Ne sot aktualisht, pa lidhje me partitë politike por me jetën time personale, të prindërve dhe fëmijëve të mi, nuk më intereson parti politike, asnjë grazhd, sepse ne po vuajmë një mungesë totale logjike në qeverisje dhe nuk jemi të qartë për arsyen e saj. Problemi më madhëshor këtu është duartrokitja e vuajtes, është si ajo thënia se nëse më vret e bën partia ime. Jo more njerëz, nëse ju vret, ju vraftë ju partia juaj, se nuk dua t’ja di. Mua më ka lindur babai im e nëse ju ka marrë malli për Enver Hoxhën, Mehmet Shehun dhe Hysni Kapon, që ju ka zhytur ku rezultati përfunditar ishte ngjitja e të rreckosurve, e të pangrënët, e grave shtatzëna në anijet që ikën.

Ata njerëz të pa larë, të paqethur, të pakrehur të cilët e shtynë bustin e Enverit. Ja ku e them se në 1943 shqiptarët do të rrëzojnë bustin e Ramës. Unë nuk e pranoj diktaturën, që jeta ime të varet nga askush edhe sikur të ishte babai im në rolin e Ramës nuk do ta pranoj kurrë. Sot kemi një diktaturë elektronike, dikur e kishim ideologjike. Dy gjëra u kuptuan qartësisht nga ngujimi i shqiptarëve: Varfëria ekstreme që ishte mbuluar, këtë e zbuloi tërmeti dhe virusi, këtë e thotë kryeministri ju unë, sepse thotë se ka ndihmuar 200 mijë njerëz, këta qenkën të varfër, se them unë nisuni nga shifrat zyrtare.

Ne sot qeverisemi nga një portal,një pordhal, shkoni dhe futuni tani tek i vetmi televizion i të vërtetës në Shqipëri, ERTV. Po të shikoni se çdo koment kërkon një përgjigje që nuk e ka marrë. Kemi një portal që ka parashikuar disa gjëra të cilat nuk përputhen me hallet njerëzore. ‘Zoti kryeministër, kam dy muaj që dua të kthehem në Shqipëri, më vini çdo lloj shënjestre, por unë nuk mund ti lutem kërkujt për jetën time’, shruajnë. Ju që e keni katandisur vetën në këtë derexhe, jeni ata që e ka thënë figura më e madhe që e nderoni, skllevër e binj skllevërish. Problemi është se ka plot njerëz të vockël, të pashpirtë, që pa ditur asgjë e kanë lënë dinjitetin e tyre në duart e një njeriu i cili është një nga personat që sa për sot i ka përçarë më shumë shqiptarët.

Për mua opozita shqiptare nuk ekziston, është një shtojcë në xhepat e Ramës edhe ajo e reja e sajuar qoftë opozita e rrugës. Për mua çdo shqiptar i ndershëm, çdo bir nëne, çdo kush që i thotë bukës bukë e ujit ujë, në këto momente duhet t’i shënjestrojnë njësoj, kryeministrin, kryetarin e opozitës dhe presidentin. Ata janë shkaku që i detyrojnë të vuajnë shqiptarët që ende nuk e kanë kuptuar vuajtjen e tyre. Në ’96 nuk e kuptuan se jeta e tyre po ikte për lesh, dhe ndodhi ’97 që i çoj mbrapa. Por lufta e re e vërtetë ende nuk filluar. Virusi sot në Shqipëri është më tepër një sajesë mediatike se sa një realitet faktik, është një gënjeshtër e madhe që po i bën shqiptarët të vuajnë dhe shkakton dëme të mëdha psikologjike”, tha Kristo.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *